Konventat
SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT

Prishtinë

Tetor

9 Spikerë

“SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” kjo konferencë vjetore është programi i vetëm që na bashkon një herë në vit për të ndarë idetë dhe çështjet tona të biznesit në shitje. Ne kemi përvojë të jashtëzakonshme nga konferencat e viteve që lamë pas, ku ishin mbi 500 pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe rajoni. Në konventat e mëparshme, ne kishim folës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, India dhe Izraeli. Konventat i ndihmuan të gjithëve në zhvillimin dhe realizimin e bashkëpunimeve të reja dhe pozitive me njëri-tjetrin.
Konventa do të zhvillohet për të pestën herë, live. Ne, brenda këtyre viteve, kemi arritur të krijojmë një familje të madhe me të gjitha kompanitë në industrinë e shitjes. Prioriteti ynë është promovimi i ideve të reja inovative për zhvillimin e industrisë dhe rritjen e produktivitetit.
Konventa e VII-të solli folës nga Italia, Zvicra, Kosova dhe Shqipëria. Ndër ta ishin Vasil Naçi, trajner dhe biznesmen i suksesshëm, si dhe Tiziano Benvenuti me një qasje atraktive mbi shitjen në sektorin e pasurive të paluajtshme. U trajtuan tema si marketingu, HR dhe roli i inteligjencës artificiale në shitje.
Konventa e VI-të mblodhi folës nga Portugalia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, të cilët ndanë vlera dhe përvoja frymëzuese. U trajtuan tema si marketingu, shitja, lidershipi dhe të folurit në publik. I pranishëm ishte edhe pronari i KFC në Kosovë, z. Fatmir Zymberi.
Konventa e V-të solli folës nga Dubai, Gjermania, Maqedonia, Amerika, Kosova dhe Shqipëria. Ndër ta ishte edhe asistenti i Zig Ziglar, një nga trajnerët më të njohur amerikanë të shitjes. U diskutuan tema si shitja inteligjente, marketingu, HR dhe lidershipi, me panele diskutimi dhe humor nga Ermal Mamaqi.
Konventa e IV-të u mbajt si fizikisht ashtu edhe virtualisht, duke bashkuar folës nga Maqedonia, Sllovenia, Anglia, Shqipëria dhe Turqia. Ndër ta ishin edhe përfaqësues nga kompani ndërkombëtare si Google dhe Salesforce. U trajtuan tema si zhvillimi i softuerëve, inteligjenca e biznesit, burimet njerëzore, shitja klasike në kohën moderne dhe lidershipi. Ngjarja përfshiu gjithashtu edhe një panel diskutimi me ekspertë të fushës.
Konventa e III-të u zhvillua në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë, por kjo nuk e ndali suksesin e saj. Folës nga Sllovenia, Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Anglia ndanë perspektiva mbi sipërmarrjen, shitjet dhe qasje të ndryshme profesionale.
Pas suksesit të Konventës së parë, organizuam Konventën II ku u trajtuan sërish temat e shitjes dhe lidershipit. Folës nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Anglia, përfshirë pronarët e KFC dhe JYSK, ndanë përvoja të ndryshme mbi shitjen..
Konventa e parë e organizuar nga Denis Gafuri trajtoi tema si shitja, marketingu dhe lidershipi. Të ftuar ishin folës nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Sllovenia.