Denis Gafuri

CEO i Denis Gafuri Sales Training, folës ndërkombëtar, sipërmarrës, autor i “SUKSESI NË SHITJE – JETA ËSHTË SHITJE”
dhe themelues i Konventës Internacionale të biznesit dhe
sipërmarrësve – Suksesi eshte qellimi yt.

Ne komunikojmë në mënyrë efektive karshi secilit, duke dhënë këshilla praktike sigurojnë që stafi juaj të realizojë objektivat personale e profesionale. Qëllimi i trajnimeve tona është qe stafi të kan një mendje dhe sjellje sa më pozitive, për të fituar aftësi të reja në shitje, për të përmirësuar njohuritë përmes Inspirimit për angazhim maksimal në punë.

“Sot do të jemë më i mirë se dje”

Denis Gafuri

Denisi, si figurë ndikuese në shoqërinë tonë, i nxit ndjekësit dhe klientët e tij që ta arrijjnë
suksesin në detyrën, përgjegjësinë dhe obligimet e tyre ndaj punës në mënyrë që të arrijnë lirinë
e vërtetë dhe harmoninë me veten, familjet dhe shoqërinë e tyre. Pikëpamjet e tij të drejtpërdrejta
për udhëheqjen, ekonominë, menaxhimin, konsulencën dhe rekrutimin, e kanë bërë atë një burim të vlefshëm për mediat që kërkojnë komente dhe njohuri mbi tema reale që kanë rëndësi. Është i pranishëm në shumë media në Kosovë: Klan Kosova, RTV 21, TV Dukagjini, KTV, RTK dhe TV SYRI.

Suksesi eshte qellimi yt

Konventa internacionale bashkon një herë në vit
ekspertët më të mirë, vendor e ndërkombëtar, të
cilët janë Maestro të fushëveprimtarisë dhe
profesionit që ata kanë. Në këtë mega event, këta
ekspertë sjellin tema relevante për fushën e
ndërmarrësisë dhe jo vetëm.

Konventa u ofron gjithmonë pjesëmarrësve të trajnimit:

01. Mëso prej trajnerëve/ ekspertëve të nivelit botërorë

02. Rrjetëzim

03. Inspirim për të vazhduar tutje dhe transmeton fuqinë e transformimit të biznesit dhe zhvillimit personal e profesional të tyre.

01 Misioni

Transformimi i mendësisë së stafit të kompanive bashkëpunuese, për angazhim maksimal në punën ku përfitojnë:

  • Punonjësit e kompanisë;
  • Kompania;
  • Klienti me produkt dhe shërbim të shkëlqyeshëm.

02 Vizioni

Të jemi kompania kryesore për trajnimin per shitje dhe lidership, SI dhe të jemi një lojtar serioz në skenën ndërkombëtare për trajnime

03 Kultura

  • Fuqizojmë njerëzit sot, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratën tjetër.
  • Veprojmë me ndershmëri dhe integritet pa kompromis në gjithçka që bëjmë.
  • Kënaqim klientët tanë me trajnime inovative, cilësore, me vlerë dhe shërbim superior.
  • Fitojmë admirimin e të gjithë atyre që lidhen me “denis gafuri sales training” në të gjithë botën.
  • Përgjegjshmëria: secili prej nesh është përgjegjës për fjalët, veprimet dhe rezultatet tona.
  • Respekt: ne i vlerësojmë të gjithë dhe i trajtojmë njerëzit me dinjitet dhe profesionalizëm.
  • Integriteti: ne ndërtojmë besim, përmes veprimeve të përgjegjshme dhe marrëdhënieve të ndershme.
  • Puna ekipore: ne arrijmë më shumë kur bashkëpunojmë dhe të gjithë punojmë së bashku.

SHËRBIMET TONA