Denis Gafuri është CEO i Denis Gafuri Sales Training, folës ndërkombëtar, sipërmarrës, dhe një ndër trajnerët më të suksesshëm të shitjeve dhe lidershipit në rajon, me mbi 27 vite përvojë në fushën e biznesit, menaxhimit dhe trajnimit profesional. Ai është autor i bestsellerit “Suksesi në Shitje – Jeta është Shitje”, një libër që ka ndihmuar mijëra profesionistë të zhvillojnë aftësitë e tyre në negociata, komunikim dhe strategji biznesi. Ky libër tashmë është i disponueshëm edhe në gjuhën angleze dhe mund të blihet në Amazon. Denisi është i certifikuar si “Master Trainer” dhe “In Company Trainer”, duke sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare në industrinë e trajnimeve. Ai ka ndjekur programe intensive me disa nga emrat më të njohur botërorë në fushën e zhvillimit personal dhe biznesit, përfshirë Grant Cardone, Brian Tracy dhe Tony Robbins. Përmes kompanisë së tij, Denis Gafuri Sales Training, ai ka ndihmuar biznese të mëdha dhe të vogla të rrisin shitjet, të fuqizojnë ekipet e tyre dhe të krijojnë një kulturë fituese në organizatat e tyre.