Sponsorimi i Konventës
Tri pako sponsorimi.
Një audiencë relevante.
Paketat vlejnë vetëm për Konventën “Suksesi është Qëllimi Yt”Zgjidhni nivelin e pranisë dhe përfitimet që i përshtaten objektivave të kompanisë suaj.
Paketat e sponsorimit
Konventa 10X “Suksesi është Qëllimi Yt”
Krahasoni paketat Mbështetëse, Strategjike dhe Kryesore.
| Përfitimi | Mbështetës€3,000 | Strategjik€6,000 | Kryesor€10,000 |
|---|---|---|---|
| Bileta gjithsej | 10 | 15 | 25 |
| Prani në fushatën 9-mujore | Logo standarde | Logo e theksuar | Logo kryesore |
| Postime të dedikuara | 1 | 4 | 8 |
| Përfshirje në postimet e eventit | E përzgjedhur | E përzgjedhur | Prioritare |
| Website + email marketing | ✓ | ✓ | ✓ |
| Hapësirë/aktivizim në event | — | Stendë standarde | Stendë premium |
| Video e kompanisë gjatë pauzave | — | 30 sek. | 60 sek. |
| Panel / skenë* | — | — | CEO – folës në panel |
| Ekskluzivitet në kategorinë: institucion mikro-financiar | — | — | ✓ |
| Trajnim 1-ditor për 20 persona | — | — | ✓ |
| Raport përmbledhës pas eventit | ✓ | ✓ | ✓ |
| Logo në PANO, në boksa dhe në material digjital në ditën e Konventës | — | ✓ | ✓ |
| Materiale promovuese për pjesëmarrësit | — | ✓ | ✓ |
* Pjesëmarrja në panel/skenë vlen vetëm për Pakon Kryesore, sipas programit dhe koordinimit të Konventës.
Pse të bëheni sponsor?
Forconi imazhin e kompanisë përmes një kontributi me vlerë.
Me sponsorimin e Konventës, para publikut, partnerëve dhe klientëve tuaj, pozicionoheni si kompani që kontribuon në zhvillimin personal dhe profesional të vendit. Është një investim në reputacion, marrëdhënie dhe ndikim pozitiv — një gjest fisnik që e lidh markën tuaj me dije, progres dhe mundësi të reja.
