Rreth nesh
Eksperiencë në terren.
Ekip që e kthen në sistem.
Një ekip që mbështet konsulencën, programet, produktet dhe eventet tona.
Denis Gafuri
30+ vite eksperiencë në biznes, shitje dhe zhvillim.
Konsulent biznesi, sipërmarrës, mentor dhe trajner që i kthen sfidat e biznesit në strategji praktike, sisteme shitjeje, rutina menaxheriale, KPI dhe plane implementimi. Ka punuar me pronarë, CEO, menaxherë dhe ekipe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe tregje evropiane.
Themelues dhe CEO i Denis Gafuri Consulting
Themelues dhe Dekan i Akademisë së Ekselencës në Biznes
Krijues i DG Business Excellence Operating System™ — DG-BEOS™
GIZ Certified In-Company Trainer dhe Master Trainer
Autor i librit “Suksesi në Shitje — Jeta është Shitje”
Drejtimi ynë
Biznese më të strukturuara, të matshme dhe më pak të varura nga pronari.
01
MisioniTë ndërtojmë një mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme funksionimi.
T’i ndihmojmë bizneset të ndërtojnë një mënyrë të qartë, të matshme dhe të qëndrueshme të funksionimit përmes DG-BEOS™.
Ne punojmë me pronarët dhe ekipet për të:
- qartësuar drejtimin, rolet dhe përgjegjësitë;
- përmirësuar shitjet, proceset dhe performancën;
- zbatuar KPI, CRM, automatizim dhe inteligjencë artificiale;
- rritur profitabilitetin dhe kontrollin menaxherial;
- zvogëluar varësinë e biznesit nga pronari.
02
VizioniTë bëhemi kompania referente shqiptare për sistemet moderne të menaxhimit.
Të bëhemi kompania referente shqiptare në rajon dhe në tregjet ndërkombëtare për ndërtimin dhe implementimin e sistemeve moderne të menaxhimit të biznesit.
Përmes DG-BEOS™, synojmë të ndihmojmë bizneset të kalojnë nga menaxhimi i varur nga individët te organizata të strukturuara, të matshme dhe të afta për rritje të qëndrueshme.
03
Kultura jonë
Ndërtojmë sisteme që fuqizojnë njerëzit, përmirësojnë bizneset dhe krijojnë rezultate që zgjasin.
01Fuqizimi i njerëzve
Ne zhvillojmë njerëz që marrin përgjegjësi, udhëheqin me shembull dhe kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
02Integritet pa kompromis
Veprojmë me ndershmëri, transparencë dhe profesionalizëm. Mbajmë fjalën dhe nuk sakrifikojmë besimin për rezultate afatshkurtra.
03Rezultati i klientit
Suksesin tonë e masim me ndryshimin që krijojmë te klienti: performancë më e mirë, procese më të qarta, ekip më i përgjegjshëm dhe biznes më pak të varur nga pronari.
04Përgjegjshmëri personale
Secili mban përgjegjësi për fjalët, vendimet, veprimet dhe rezultatet e veta. Problemet nuk i kalojmë te të tjerët; i adresojmë me qartësi dhe veprim.
05Respekt dhe dinjitet
I trajtojmë klientët, kolegët dhe partnerët me respekt, drejtësi dhe profesionalizëm, pavarësisht rolit apo pozitës së tyre.
06Bashkëpunim
Punojmë si një ekip, ndajmë informacionin dhe mbështesim njëri-tjetrin. Rezultati i përbashkët ka përparësi ndaj egos individuale.
07Përmirësim i vazhdueshëm
Mësojmë, masim dhe përmirësojmë mënyrën si punojmë. Përdorim teknologjinë, CRM-në, automatizimin dhe AI-në vetëm kur krijojnë vlerë reale dhe rezultate të matshme.
Shërbimet tona
Zgjidhje që e kthejnë sfidën në sistem dhe rezultat.
Nga sistemi i menaxhimit te zhvillimi i njerëzve dhe përvoja e klientit — çdo shërbim përshtatet me kontekstin, objektivat dhe nivelin e implementimit që kërkon biznesi.
Përvoja në numra
Kapacitet i ndërtuar përmes biznesit, trajnimit dhe implementimit.
Jo vetëm vite pune: sipërmarrje të ndërtuara, programe të zhvilluara dhe bashkëpunime që e lidhin teorinë me zbatimin.
30+vite përvojë në biznes, shitje, negocim dhe menaxhim9,000+pjesëmarrës të trajnuar në programe, akademi, bootcamp-e, seminare dhe konferenca6sipërmarrje të ndërtuara ose bashkëthemeluara në sektorë të ndryshëm7grupe të Akademisë së Ekselencës në Biznes të nisura që nga viti 2024 Bashkëpunim institucional
Zhvillim kapacitetesh për kompani dhe ekosisteme biznesi.
Përvoja përfshin trajnime për kompani anëtare, zhvillim të trajnerëve brenda kompanive dhe forcim të mësimit praktik në vendin e punës.
Programe trajnimi për kompani anëtare dhe zhvillim të kapaciteteve praktike të biznesit.
Certified In-Company Trainer dhe Master Trainer; zhvillim i instruktorëve dhe lidhje kompani–shkolla profesionale.
Trajnim për instruktorë në vendin e punës në ekosistemin e teknologjisë dhe TIK-ut.
Punë me pronarë, menaxherë dhe ekipe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe tregje evropiane.
Kontribut në akademi
Teoria fiton vlerë kur lidhet me realitetin e biznesit.
Denis Gafuri është i ftuar si mysafir nderi, ligjërues dhe kontribues në institucione të ndryshme akademike në Kosovë dhe Shqipëri, ku ndan me studentët përvojën profesionale, njohuritë nga bota e biznesit dhe perspektiva praktike për zhvillimin e karrierës dhe sipërmarrjes.
Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe bashkëbisedimeve, ai ndërlidh teorinë akademike me mësimet nga terreni dhe perspektivat mbi zhvillimin profesional, lidershipin, shitjet dhe sipërmarrjen.
Institucione akademike
PrishtinëUniversum CollegePrishtinëUBTPrizrenUniversiteti “Ukshin Hoti”ElbasanFakulteti EkonomikKosovë & ShqipëriInstitucione të tjera akademike “Njohuria merr vlerë të vërtetë atëherë kur ndahet dhe shndërrohet në vlerë për të tjerët.”
— Denis Gafuri
Ekipi
Njerëzit pas operacioneve, marketingut dhe shitjes.
Një ekip multidisiplinar që koordinon implementimin, komunikimin, shitjet dhe përmbajtjen.
AO
Aurora Osmani
Menaxhere e Operacioneve
FG
Festa Gafuri
Menaxhere e Marketingut dhe Zëvendëse e CEO-s
ES
Endrita Statovci
Përfaqësuese e Shitjeve
VG
Veron Gafuri
Video Editor
Vullnetarët
Kontribut në komunitet dhe eventet tona.
Mbështetje në organizim, koordinim dhe përvojën e pjesëmarrësve në evente.
Hysmeire AliuFatma HoxhaDuresa Rexhepi
Hapi tjetër
Ta qartësojmë nevojën para ofertës.
Na tregoni sfidën, kontekstin dhe rezultatin që synoni. Ne do t’ju propozojmë hapin e duhur.