Titulli i Trajnimit : “MJESHTËRIA PROFESINALE E SHITJES“
Lloji i Kursit: Arsimim i vazhdueshëm në fushën e SHITJES dhe KOMUNIKIMIT
Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminar ekskluziv me temën , ”Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejtë Suksesit” kemi përzgjedhur këtë temë sepse ne besojmë që profesioni SHITËS është një nga më të guximshmëve në mjedisin e sotëm të biznesit.
Ne nuk e shohim trajnimin e shitjeve si një ngjarje, por një proces i vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohurit dhe rezultatet e shitjeve. Sistemi ynë i trajnimit drejton ndryshimin e vertet te sjelljes dhe cliron potencialin e shitjes.
Objektivi i trajnimit:
Metoda jonë e shitjes është e lartë, të gjitha programet tona të shitjes janë të bazuara në hulumtime me njohuri nga qendra të ndyrshme për kërkimin e shitjeve, të testuara dhe të provuara për të punuar për shumë shitës. Prandaj, duke pasur parasushë që 77% e të mësuarit harrohet brenda 6 ditëve, nëse nuk përseritet. Që trajnimi të ketë ndikim të vërtetë, ai duhet të mësohet, praktikohet dhe përforcohet me kalimin e kohës.
T’u ofrojë njohuri në lidhje me temat:
Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:
- Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë;
- Njohja e brendit nga punëtorët (Brand awareness);
- Promocioni në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese;
- Takimi dhe negocimi me klientë;
- Menaxhimi efektiv i kohës;
- Gjuha e trupit;
- Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit dhe si blejnë njerëzit në Shekullin e 21;
- Referenca;
- Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.
Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë pro-aktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me katalog të trajnimit që do të ju udhëheq më tej drejt rezultateve më të mira në shitje edhe pas trajnimit.
Kushtet e pjesëmarrjes:
Ky trajnim është dedikuar posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve. Në fund të fundit të gjithë jemi në shitje pa marr parasysh se çfarë profesioni kemi duhet të dimë se si të ndërtojmë raport me njerëz dhe të fitojmë besimin e tyre. Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.
Kohëzgjatja:
Trajnimi zgjatë 2 ditë, nga data 25.01. – 26.01.2018, duke filluar nga ora 10.00 deri në ora 16.00.
Vendi:
Oda Ekonomike e Kosovës, salla A/1.
Çmimi:
Çmimi total i trajnimit është 125 euro. Anëtarët e OEK-ut kanë zbritje prej 20 %, 100 euro.
Trajner/Ekspert:
Eksperti i shitjes z. Denis Gafuri me një eksperiencë prej mbi njëzet e pesë vjet në shitje dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme (Për më shumë vizitoni : www.denisgafuri.com, https://www.youtube.com/watch?v=LAqItaJZtmY )
Si duhet të aplikoni?
Aplikimin mund ta bëni në mënyrë elektronike në besart.krasniqi@oek-kvv.org; por edhe drejtpërdrejtë në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës. Për informata të mëtutjeshme mund të na kontaktoni në çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 16:00, në numrat e telefonit, tel: 038 224 299 ose 045 671 444.