Metoda dhe rekomandime për komunikim si dhe taktika e shitjes profesionale
drejtë suksesit.

Pas interesimit te madh dhe suksesit nga seminari i mbajtur me 15 Shtator kemi vendos me organizu nje seminar edhe me te veqant me daten 24 Tetor.
Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminar ekskluziv me temën, “Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejtë Suksesit” kemi përzgjedhur këtë temë sepse ne besojmë që profesioni SHITËS është një nga më të guximshmëve në mjedisin e sotëm të biznesit.

Kjo ngjarje zhvillohet nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë prej mbi njëzet e pesë vite në shitje, dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme (vizitoni: www.denisgafuri.com)

Kjo ngjarje është një përvojë edukative dhe rrjetëzim njëditor i cili do të përgatisë shitësit për sfidat në punën e tyre dhe në të njëjtën kohë do t’i përgatisë ata për avancimin e karrierës së tyre.

Ky është një trajnim shumë praktik dhe zbavitës ku pjesëmarrësit dalin nga trajnimi të frymëzuar dhe të pajisur me strategji dhe mjete për të përshpejtuar ecurinë e punës me ndikim të menjëhershëm mbi veten, si dhe ndaj përformancës dhe produktivitetit të punonjësve të tyre.

Vetëm Trajnimi nuk është fokusi ynë por fokusi ynë qëndron nëndryshimin e sjelljes dhe të Shprehive.

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:
• Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë
• Njohja e brendit nga punëtorët (Brand awareness )
• Promocioni në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese.
• Takimi dhe negocimi me klientë,
• Menaxhimi efektiv i kohës
• Gjuha e trupit
• Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit, dhe si blejnë njerëzit ne Shekullin e 21
• Referenca
• Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.
Perveq trajnimit, do te kete edhe  aktivitete te tjera per te gjithe pjesemarresit.

Ky trajnim është dedikuar për të gjithë ata që merren me shitje, posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjes.

Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.
Gjatë trajnimit do të organizohet shumëllojshmëri të aktiviteteve.Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të organizojnë shitjet profesionale me një qasje të re, të kuptojnë kërkesat e klientëve të tyre dhe me qasje të re në komunikim drejt klientëve.

Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë pro-aktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me katalog të trajnimit që do të ju udhëheq më tej drejt rezultateve më të mira në shitje, edhe pas trajnimit.

Ky trajnim do të mbahet më 24 tetor, e marte në Hotel Semitronix Zona industrial PR-Fushe Kosove.
Çmimi për pjesëmarrje është 125 euro ku përfshihet pjesëmarrja tërë ditore, materialet punuese, kafe, ushqim, udhërrëfyesin në gjuhën shqipe për shitje, si dhe çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë.

ME RËNDËSI: Biletat të cilat paguhen deri më 19 tetor, do të përfitojnë ZBRITJE në nga 125 euro në vetëm 89 euro.
Afati i fundit për aplikim është  23 tetor ora 12:00.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, dhe vendet janë sipas rregullit “Vjen i pari – shërbehesh i pari.
Për më tepër anëtar të kompanisë apo institucioneve na kontaktoni për oferta adekuate.
Për çdo pyetje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni në +377 45 510 009 (Periudha kohore 09:00-16:00) ose përmes e-malit sales@denisgafuri.com.