Ndihmojmë në rritjen e aftësive dhe motivimit të shitësve deri në arritjen e performancës maksimale. | +383 45 500 304 | +383 49 66 89 00
Trajnime te Shitjes – Denis Gafuri 2017-11-07T09:08:49+00:00

Dedikuar për

Ky trajnim është dedikuar posaçërisht për: stafin e menaxhmentit të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve.

Është shumë i rëndësishme për të gjitha kompanitë që merren me shitjen, prodhimin dhe distribuim. Trajnimi do të mbahet nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë prej mbi njëzet e pesë vjecare në shitje, dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme lokale. Gjatë trajnimit do të organizohet shumëllojshmëri e “workshop-ave”.

Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të organizojnë shitje profesionale me një qasje të re, të kuptojnë kërkesat e klientëve të tyre dhe me qasje të re në komunikim drejt klientëve. Ju si pronar ose drejtor biznesi do të keni arsyetim për të kërkuar angazhim të mëtejshëm nga stafi juaj i shitjeve dhe rezultatet do të jenë të dukshme.

Trajnimet tona të shitjes synojnë që të ju pajisim me procese të provuara, dhe të testuara për arritjene rezultateve të shkëlqyera të shitjeve.

Tema

TEMA: Trajnimi i menaxhimit të shitjeve me anë të motivimit, dhe rritjes së ndërgjegjësimit të brendit (firmës ku punon) në mesin e të punësuarve.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ketë qëndrim pozitiv mendor, të fitojë aftësi të reja në shitje, të përmirësojë njohuritë me anë të motivimit për të kuptuar shitjet si vlerë të shtuar, për të bërë plane, dhe qëllime, për menaxhimin e kohës, për komunikim dhe për të ndërtuar marrëdhënie me klientët.

Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë proactive, dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me materiale shtesë, material këto që do t’i udhëheqin më tej drejtë rezultateve më të mira në shitje.

Temat e trajnimit