Materiali në vijim do t’ju ndihmojë në zhvillimin e aftësive tuaja personale.

Imagjinoni sikur një sipërmarrës, doktor, arkitekt, jurist, IT dhe profesionistë të tjerë pasi kanë kryer shkollimin e tyre universitar, të zejtarisë , apo përvojës se mësuar ad hoc mos të interesoheshin më për avancimin e tyre profesional dhe të ushtronin detyrën e tyre vetëm në bazë të njohurive, të cilat i kanë marrë gjatë kësaj periudhe, çka do të ndodhte?

Sa qasje të reja nga strategjitë e sipërmarrësve në mbarë botën ndodhin, sa metoda dhe ilaçe të reja të trajtimit mjekësor zbulohen, sa metoda dhe materiale të reja të ndërtimit zbulohen, sa zbulime të reja teknologjike ndodhin, etj,etj. Të gjitha këto ndodhin për çdo sekondë dhe publikohen në libra, internet, revista, etj. Që të gjitha këto shfrytëzohen në mënyrë masive që të avancojë njerëzimi.

Indeksi i aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar është një njësi matëse e vullnetit tuaj për të bërë dy gjëra:

1. Për të përvetësuar informacione të reja nga njerëz tjerë (në krahasim me ata njerëz të cilët mësojnë vetëm nga përvoja e tyre).

2. Gatishmëria që të pranojmë dhe të zbatojmë ndryshimet si koncept i të menduarit dhe aplikimi i njohurive të reja në jetën e përditshme, që është për çdo lëvdatë (në krahasim të atyre që bëjnë rezistencë me kokëfortësi për ndryshim).

Disa thonë: Ju nuk mund t’i mësoni një qeni të vjetër truqe të reja. Unë nuk mund të ndryshoj; Unë thjesht jam ai që jam! Këto thënie shprehen si të ishin virtyte.

Nëse ne jemi duke punuar, pa marrë parasysh se çfarë pune bëjmë atëherë ne duhet vazhdimisht të përshtatemi dhe të ndryshojmë. Pse? Sepse mjedisi rreth nesh është vazhdimisht duke ndryshuar dhe ne duhet t’i përshtatemi ndryshimeve. Përveç kësaj, qëllimi i trurit tonë është për të fituar njohuri.

Si qenie njerëzore e kemi të specializuar inteligjencën. Truri jonë është i përbërë nga më shumë se 250 bilionë neurone, secili prej tyre ka lidhje me rreth 2000 neurone të tjera: ky fakt e bën numrin e mundshëm të lidhjeve ndërmjet neuroneve tuaj pothuajse të pafund.

Ne posedojmë aftësinë për të mësuar çdo gjë që nevojitet për të mësuar, duke pasur parasysh trajnimin e duhur, kohën e mjaftueshme dhe një shkallë të lartë motivimi. Gjithkush ka aftësinë për të përmirësuar situatën dhe gjendjen e tyre aktuale.

Një përparim i vogël është gjithmonë i mundur, por vetëm nëse ne kemi treguesin e vullnetit, aftësisë dhe gatishmërisë së lartë për të mësuar. Deri në çfarë mase jemi të gatshëm për të thithur informacione të reja nga njerëzit e tjerë, në krahasim nga të mësuarit vetëm nga përvoja jonë?

Disa njerëz për nga natyra nuk pranojnë të mësojnë nga të tjerët. Kjo ndodh zakonisht për shkak të sukseseve të arritura të tyre dhe në vend të kësaj ata veprojnë vetëm nga përvoja dhe intuita e tyre. Po ta kenë indeksin e lartë për të mësuar dhe vepruar do të jenë më të përgatitur për sfidat e reja, për trendët lokale dhe globale.

Me këtë rast, personat në fjalë do të kenë rezultate shumëfish më të mira nga ajo aktuale, kjo vlen për secilin, pavarësisht pozicionit dhe suksesit që aktualisht kanë.

A njihni ndonjë person, i cili i di të gjitha? A njihni ndonjë person, i cili është shumë krenar sa që nuk dëshiron të mësojë nga të tjerët? Nëse është kështu, ky individ ka një indeks të ulët të aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar. Sa e zymtë!

Metoda e atyre që mësojnë nga të tjerët është më e shpejtë dhe më e pasur! Duhet të pranojmë dhe të zbatojmë ndryshime në shprehitë e mendimit dhe veprimit, të cilat janë të rrënjosura për një kohë të gjatë tek ne.

Shumë njerëz e urrejnë idenë e ndryshimit, ata thonë: Ndryshimi është i lodhshëm, ndryshimi është i bezdisshëm, ndryshimi është një shkelje e panevojshme në zonën time të rehatisë! Nuk më pëlqen të ndryshoj! Për fat të keq, bota është në valët e ndryshimeve të vazhdueshme siç janë: Ndryshimi në qeveri, ndryshimi në teknologji, ndryshimi në modë, ndryshimi i klimës, ndryshimi i rrethanave, ndryshimi në humor, etj. Gjërat e jetës vazhdimisht po ndryshojnë dhe ne duhet të përshtatemi, të evoluojmë, të rritemi, të mësojmë ide të reja, koncepte, metoda dhe t’i zbatojmë ndryshimet.

Ndryshimet na kërkojnë që t’i japim fund mënyrave të vjetra të të bërit të gjërave.

Indeksi i aftësisë për të mësuar dhe për të vepruar do të thotë që ne duhet të pranojmë ndryshimet që janë të nevojshme për ne. Dhe pa përmirësim të vërtetë, nuk ka progres të mjaftueshëm. Prandaj si përfundim duhet t’i aplikojmë këshillat e mëposhtme për zhvillim të indeksit të lartë të aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar.

Të gjitha që ju duhen i gjeni duke lexuar libra të fushës tuaj, burime nga interneti, ndiqni kurse, trajnime, seminare, konferenca për vetë përmirësim.

Nëse çdo ditë lexojmë ose dëgjojmë audio, libra nga një orë në ditë, për një javë do të lexojmë 5 orë e që i bie një libër në javë. Për një vit i bie të lexojmë 52 libra, ndërkaq për 5 vjet do të lexojmë 25 libra të profesionit tonë e do të bëhemi ekspertë të fushës tonë.

Mos të harrojmë thënien e njohur të Aristotelit, filozofit grek: sa më shumë që lexoj, po e shoh se sa pak di, që d.m.th. dituria është e pafund.

Për vendin tonë zhvillimi i indeksit të lartë të aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar dhe avancuar profesionalisht është e domosdoshme.

 

/Shkruar nga Denis Gafuri

 http://telegrafi.com/mjeshteria-e-shitjes-5-sa-te-lart-e-ke-treguesin-indeksin-e-aftesise-per-te-mesuar-dhe-per-te-vepruar/