Kemi privilegjin të i’u njoftojmë që do t’a organizojmë “Konventën vjetore më të madhe për Menaxherë të Shitjes”. Ky mega event, këtë vit do të mbahet online, në formë të webinarit, do të jetë dyditore, si dhe do të mbahet me datat 20 dhe 21 Nëntor 2020. Në këtë konventë do të marrin pjesë folës e trajner tejet të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Austria, Britania e Madhe, Kanada dhe vendet e tjera.

Është detyrë e jona që i’a kemi vënë vetes, që të bëjmë të pamundurën për t’a organizuar në formën më të mirë të mundshme, vetëm e vetëm që ju të përfitoni sa më shumë nga kjo konventë e jona e përbashkët.

Me qëllim që Konventa jonë e përbashkët “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, të sjell sa më shumë efekt dhe rezultate maksimale në punën që bëni dhe veprimtarinë që ju zhvilloni, ne kemi përgatitur një pyetësor, i cili mbetet anonim. Ky pyetësor është i dedikuar enkas për ju, në të cilin mund të shënoni çdo gjë që ju keni dëshirë të shihni dhe dëgjoni në këtë konventë.

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne do të kërkojmë nga folësitë tanë, që ata t’i trajtojnë këto kerkesa dhe nevoja të rëndësishme që ju keni.

 

Ju mirëpresim në konventë!

 

 

Ju lutem, ndani 5 minuta nga koha juaj, që t’a plotësoni pyetësorin të cilin e gjeni të bashkangjitur më poshtë:

https://s.surveyplanet.com/uWs7YuDbE