DISA MËNYRA PËR TË MARRË DHE MBAJTUR VËMENDJEN E KLIENTIT

Aftësia për të tërhequr vëmendjen e klientit është më e rëndësishme se anjëherë tjetër. Ju duhet të posedoni komunikim konciz, efektiv, të qartë, të saktë dhe të përshtatshëm. Ja disa mënyra që iu ndihmojnë në këtë aspekt: 

  • Diskutoni rreth qëllimit kryesor (subjektit të emailit) – Sipas Convince&Convert, 35% e marrësve të emailit hapin një email bazuar vetëm në rreshtin e subjektit. Kjo do të thotë se audience juaj nuk do ta lexojë përmbajtjen e email-it tuaj nëse fillimisht subjekti i tij është jo konciz dhe aspak atrativ. Për ta bindur klientin ta lexojë atë që ia keni përcjellur përdorni disa forma: Personalizoni, parashtroni pyetje bindëse dhe të fuqishme, orientoni drejtë veprimit apo potencojeni eksluzivitetin.

  • Prezantohu – Gjasat për të fituar vëmendjen e tyre janë më të mëdha kur ata iu njohin, iu pëlqejnë apo iu besojnë. Nëse ata nuk kanë marrë kurrë komunikim nga ju, tregojuni atyre pak për veten tuaj në një mënyrë të ngrohtë dhe autentike. Në thelb, ju duhet të tregoni se kush jeni dhe pse ata duhet t’ju dëgjojnë. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje atyre.

  • Kuptoni nevojat dhe kërkesat e tyre, si dhe jepni vlerë atyre – Askush nuk dëshiron të lexojë një email shitjesh. Në vend të kësaj, ata duan ndihmë me sfidat e tyre. Me këtë në mendje, ju duhet të krijoni ndjeshmëri dhe raport me ta duke ofruar vlerë.

  • Shtyni propozimin tuaj të vlerës së shtuar për ta – Nëse askush tjetër nuk e bën këtë si ju, thuajeni këtë dhe jepni prova sociale për ta mbështetur atë. Kjo mund të jetë në formën e një dëshmie, rasti studimor ose statistike emocionuese. Kjo taktikë është edhe më efektive nëse ata mund të “shohin veten” në shembull, ndaj kuroni provat tuaja sociale për të përfshirë klientët që ju keni shërbyer që janë të ngjashëm me ta. Kjo i ndihmon ata të shohin historinë e suksesit të klientit tuaj dhe të mendojnë: “Nëse ata mund ta bëjnë atë për ta, ata mund ta bëjnë atë për mua.”

Apliko dhe bëhu pjesë e grupit të 3-të të PSS (Power Sales Skills).

Afati i fundit për aplikim: 04/07/2022

Rezervo vendin tuaj në: sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 888 & +383 49 893 693

en_US