Diana Pushi është një profesioniste me një profil akademik të lartë. Statisticiene nga Universiteti i Tiranës.

E licensuar në Kanada në 3 fusha:

  • në atë të Financës me titullin CPA;
  • të Menaxhimit të Njohurive; dhe
  • të Ekselencës.

Krahas ekspertizës në biznes, financë dhe menaxhim projekti, Diana është e a pasionuar në fushën e zhvillimit të potencialit të lartë njerëzor. Për të realizuar atë pasion, është licensuar në fushën e Neuroshkencës si Master NLP Coach dhe Hipnoterapiste, në sistemin energjik dhe atij të Human Design. Diana, së bashku me vajzën, Keidi Pushi, ka themeluar lëvizjen “The Reborn Experience”, për të suportuar njerëzimin në zbulimin e individualitetit të tyre unik dhe realizimit të potencialit të tyre të vërtetë. Për Shqiptarët është e njohur me platformën “Reborn Albania”.

Ajo beson qe “çdo njeri ne momentin qe gjen suksesin qe ka emrin e tij, eshte i pandalshem“.