Znj. Ymran Fusha, një grua e dedikuar për arritje në sukses të karrierës së saj, vjen nga një familje e respektuar, tradicionale dhe me traditë në fushën e prodhimit, nga qyteti i bukur i Prizrenit. Nga një ish arsimtare e kimisë dhe fizikës, patI guximin t’a merr përsipër një fabrikë pothuajse të falimentuar të detergjentit, për t’a shndërruar në një fabrikë të suksesshme, e cila tashmë eksporton jashtë vendit. Ajo është një aktiviste e madhe për gratë në ndërmarrësi, si dhe përfaqësuese në arenën ndërkombëtare në seminaret dhe forumet e ndryshme. Ajo do të ndajë me ne sfidat në ndërmarrësi, me të cilat është ballafaquar përgjatë karrierës së saj.

Temat të cilat do të trajtohen në emision janë:

  • Roli dhe pozita e gruas në ndërmarrësi – prodhim;
  • Ndarja e eksperiencave dhe lënja e profesionit si arsimtare e lëndës së kimisë dhe fizikës dhe marrja përsipër e përgjegjësisë për të udhëhequr një fabrikë pothuajse të falimentur të detergjentit në Prizren dhe shndërrimi i saj në një storie të suksesit, në të cilën, tanimë ka numër të madh të punëtorëve, si dhe ka një gamë të gjerë të produkteve për amvisëri;
  • Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të kenë sukses?;
  • Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;
  • Perkushtimi në arritje.

 

Ju lutem t’a bëni like dhe subscribe në kanalin tonë në youtube për të ndjekur emisionet tona çdo javë! Si dhe, mund të na ndiqni dhe të na kontaktoni në rrjetet tona sociale:

Email: sales@denisgafuri.com

Facebook: https://www.facebook.com/denisgafurisalestraining/

Instagram: https://www.instagram.com/denisgafuri/

Twitter: https://twitter.com/home?lang=en