Me Arianit Nikqi dhe vajzën e tij Mrika Nikqi. Këtë të premte, në ora 12:00 nuk duhet të mungoni emisionin më të ri “suksesi është qëllimi yt”, i cili ka për qëllim të tregojë rrugëtimin dhe eksperiencën e personave të suksesshëm në rrugën drejt suksesit. Për të gjithë dashamirët e emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, po ju njoftojmë që në emisionin e rradhës do të kemi të ftuar Arianit Nikqi – Aavokat i njohur, kryetar i odës së avokatëve të Kosovës.

Mrika Nikqi – kampione në karate dhe me përkahjen e babait, Arianitit, ka thyer rekordin e pushtimit të 7 samiteve më të larta në botë si adoleshente.

Nga Arianit dhe Mrika do të mësojmë sa per ballafaqimin me sfidat gjatë pushtimin e 7 majave më të mëdha në botë.

Disa nga temat që do të trajtohen:

  • Ndarja e eksperiencave nga ekspeditat e rrezikshme në alpinizëm;
  • Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të kenë sukses?;
  • Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;
  • Rëndësia e sportit në ndërtimin e personalitetit të fortë tek fëmijët.
  • Përkushtimi në arritje.
  • Tejkalimi i pengesave frenuese nga familja dhe shoqëria për të arritur sukses drejtë qëllimit.

Për ta ndjekur komplet këtë bisedë interesante na ndjekni ne youtube. Ju lutem t’a bëni like, share dhe subscribe në kanalin tonë në youtube!

Si dhe, mund të na ndiqni dhe të na kontaktoni në rrjetet tona sociale:

Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCGavaRTCb4JpszhWrRexlUQ

Facebook: https://www.facebook.com/denisgafurisalestraining/