Edhe këtë të premte, në ora 12:00 i’u rekomandojmë të shihni emisionin më të ri “Suksesi është qëllimi yt”, i cili ka për qëllim të tregojë rrugëtimin dhe eksperiencën e personave të suksesshëm në rrugën drejtë suksesit.

Për të gjithë dashamirët e emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, po i’u njoftojmë që në emisionin e radhës do të kemi të ftuar Trajnerin më të madh të Judos – Driton Kuka  – i cili, nga një fëmijë i një lagjeje në qytetin e Pejës, ndërtoi kampion botërorë dhe olimpikë.

Është nder dhe kënaqësi t’a kemi të ftuar në emisionin “Suksesi është qëllimi yt”, amabsadorin e vërtetë, i cili ka bërë që Kosova të njihet në gjithë botën me rezultate të jashtëzakonshme, nga performanca e studentëve ttij në Judo.

Njeriu që ndërtoi: Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.

 

Disa nga temat që do të trajtohen:

  • Ndarja e eksperiencave në sportin e Judos;
  • Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të jetë i suksesshëm?;
  • Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;
  • Mentorimin e tij;
  • Ndërtimi i tij personal;
  • Mendësia dhe aftësia e fëmijëve të Kosovës, në krahasim me fëmijtë e vendeve tjera të botës. 

 

Për më shumë emisone te tilla isnpiruese, bëni like dhe subscribe kanalin në YouTube. Si dhe, mund të na ndiqni dhe të na kontaktoni në rrjetet tona sociale:

Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCGavaRTCb4JpszhWrRexlUQ

Facebook: https://www.facebook.com/denisgafurisalestraining/

Instagram: https://www.instagram.com/denisgafuri/

Linkedin & Twitter: https://twitter.com/home?lang=en