Aktiviteti Via Ferrata – Team Building

Ndërtoni ekip prej individëve në kompani

Denis Gafuri Sales Training do ju ndihmojë që nëpërmes aktiviteteve në natyrë të ndërtoni ekip nga individët e punësuar te ju duke organizuar ngjarje në bjeshkët e bukura te Rugovës. Varësisht nga ekipi juaj ju mund të zgjedhni aktivitete të ndryshe që në fund do të shoqërohen me grill pranë lumit të bukur Lumbardhi i Pejës në një hapsirë që do të jetë e rezervuar për grupin tuaj.

Via Ferrata është një aktivitet që në shikim të parë duket i rrezikshëm dhe i rezervuar vetëm për më të guxmishmit! Mos e përjashtoni, kjo nuk është plotësisht e vertëte. Via ferrata Mat është aktivitet që zgjatë një orë deri një orë e gjysmë dhe përfshin ngjitjen në shkallë të metalta në murrin vertikal të shkëmbit duke u kënaqur me pamjet e Grykës së Rugovës. Pjesëmarrësit do të përcjellen nga guida me përvojë dhe do të sigurohen me pajisje cilësore për këtë aktivitet.

Gjatë ngjitjes Adrenalina do të shpërndahet në trupin e pjsëmarrësve duke i bërë ata më të afërt me njëri tjetrin. Pas ngjitjes ekipi do të kënaqet me drekën e gatuar freskët dhe pijet e ftohura në Lumbardh. Për ekipe më të forta Via Ferrata Ario do të zgjasë deri dy orë dhe do të ofrojë pamje spektakulare të Grykës së Rugovës.

Për kompanitë që dëshirojnë që të thjeshtësojnë ngjarjen e përbashkët Denis Gafuri Sales Training ofron drekë buzë Lumbardhit dhe lëshim në Zip Line 650 metra të gjatë që tashmë është bërë simbol i Grykës së Rugovës dhe turizmit të adrenalinës në Kosovë. Stafi juaj do të kalojë një ditë të bukur të shoqruar me adrenalinë e cila do të nxitet pa mund nga pjesëmarësit në fluturimin përgjatë grykës së Rugovës. Për këtë aktivitet e nevojshme është që të uleni në kartigën speciale dhe të kënaqeni me lëshimin.

Për ekipe më të vogla Denis Gafuri Sales Training do të organizojë pushtim të majeve të ndryshme të Kosovës duke i bërë punëtorët tuaj të djersiten bashkë dhe të shohin njeri tjetrin si persona jashte kontekstit të punës. Gjë që do i afrojë ata dhe do të ndërtojë memorje të përbashkëta për nje ekip më efikas. Guidat me përvojë do të sigurohen që gjithcka të shkojë ashtiu siç duhet.

By | 2018-04-04T13:48:09+00:00 April 4th, 2018|Blog-En, Blog-Shqip|Comments Off on Aktiviteti Via Ferrata – Team Building