Rreth Nesh2018-07-05T09:23:03+00:00

Denis Gafuri

Si filloi gjithçka?


        Denis Gafuri bazohet në menaxhimin efektiv, udhëheqjen sipërmarrëse dhe suksesin në biznes. Është autor i shumë shkrimeve në lëminë e biznesit, dhe trajner për shitje dhe motivim.
        Denis Gafuri është një spiker frymëzues, me një përvojë shumëvjeqare në shitje dhe marketing të suksesshëm. Diskutimet dhe trajnimet e tija nxitëse mbi lidershipin, shitjet, vetëbesimin, strategjinë, psikologjinë e shitjes dhe suksesit, arrijnë ndryshime të mëdha dhe rezultate afatgjata.         Aktualisht është drejtor në SMARD SHPK, kompani kjo ku është edhe bashkëthemelues i saj.
    Karriera e tij ka filluar qysh nga viti 1991 ku ka qenë bashkethemelues dhe drejtor N.T AUTODEKOR, kompani kjo e sukseshme edhe sot në treg. Denis Gafuri që nga viti 2010 është antarë i CEED Global, ka ndjekur dhe është qertifikuar nga shumë trajner me famë botërore, për shitje dhe marketing. Pjesërmarrës në panelet për vleresimin e biznes planeve të studenteve, në universitete të ndryshme në Kosovë-Projket ky i Komisionit Evropian “Kosvet EU”.
        Ka qenë drejtor komercial në QAK, (Qendra për Homologim të Automjeteve ). Si dhe ish menaxher në Dukagjini Shop, ku ka bërë menaxhimin e 3 pikave, dhe shitjen e arkave fisakle gjatë procesit te fiskalizimit për qytetin e Pejës , Deçanit, Klinës dhe Istogut.

Ku jemi tani?


        Në fund të vitit 2011 bashkëthemelues dhe drejtor i SMARD SHPK, – Firm për shitje me katalog të materialit për zyre dhe shitje online të produkteve të konsumit të gjerë. Krahas kësaj Denis Gafuri ka arritur partneritet me kompanin Sllovene “Euro Aliance Consultin”, ku së bashku kan ekzekutuar shërbimet e Mistery Shoppingut dhe Focus Grupeve. Shërbime këto që kan rezultuar me sukses, në korporata të mëdha vendore ku janë zbatuar.
        Prej vitit 2015 partner aktive i klubit të bizneseve Sloveno – Kosovare .Gjithashtu në vitin 2015 SMARD SHPK bënë partneritet me HP Partner Licence, si dhe me kompanin Sllovene ASK B.I. të softuerit Business Intelligence.
        Denis Gafuri ka qenë i angazhuar për ndërtimin e komplet firmës Dukagjini Office, ku e ka ndertuar këtë kompani që nga themeli e deri në kulm.     Denis Gafuri i flet katër gjuhë rrjedhëshem, dhe kohë pas kohe ka ligjeruar para një audience të gjërë shqiptare dhe të huaj, si dhe në kompani të ndryshme të vendit.
        Shkrimet e Denis Gafurit “Mjeshteria e shitjes” tema të dobishme në jetë, për secilin individ mund ti gjeni në : www.telegrafi.com si dhe në portalet e biznesit në Shqiperi, , www.businessmag.al dhe www.sfidabiznesi.com . Pas interesimit të madh për shkrimet dhe temat që trajtohen nga ai, Denis Gafuri tash së fundmi ka hapur edhe webfaqen e tij ku mund ti gjeni të gjitha shkrimet, trajnimet dhe shërbimet të cilat i ofron bashk me partnerët e tijë (D.G. & PARTNERS).
        Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Aktualisht jeton në Pejë, dhe punon në Prishtinë.

Çka mundësojmë ne?


Rritje shitjesh
Perfomancë të shkëlqyer
Komunikim të zhvilluar
Zhvillim të biznesit

Në seminar me Brian Tracy-in