Komunikimi pozitiv është çelësi. Pasi që komunikimi i duhur pozitiv ndaj stafit dhe trajnimi i tyre ndikon në: 

  • Maksimizimin e të hyrave tuaja; 
  • Forcimin e lidhjes së stafit për kompaninë; 
  • Përfaqësim i dinjitetshëm i stafit karshi klientëve; dhe 
  • Motivon stafin për angazhim maksimal në punë.

Si staf menaxherial, duhet të jeni model për kolegët tuaj. Ju duhet të krijoni marrëdhënie domethënëse me ta, në mënyrë që ata të mund të shohin se si duhet të ndërveprojnë me klientët.   Së pari, punonjësi duhet të jap angazhimin maksimal dhe pastaj të korrë frutat nga angazhimi i tij (tek ne si shoqëri ndodh që dëshirojnë të marrin, e pastaj të japin. Kjo mënyrë nuk funksionon). Vendimi nëse doni të implementoni një strategji të maksimizimit të shitjeve definohet në tre faktorë kryesorë: kufizimet kohore, buxhetin juaj dhe vendin juaj në tregun tuaj konkurrues.

  • Ju duhet të keni një ide, se sa kohë jeni të gatshëm të shfrytëzoni, për të realizuar një strategji të maksimizimit të shitjeve. Sa kohë mendoni se do t’ju duhet për të arritur qëllimet tuaja?
  • Ju gjithashtu duhet të merrni parasysh situatën tuaj financiare. A mund të buxhetoni për humbjen e pashmangshme të fitimeve? 
  • Dhe së fundi, ju duhet të vlerësoni sa besim keni në ofertën tuaj, në krahasim me konkurentët tuaj?

Sigurohuni që klienti të ndihet i qetë me ju si përfaqësues i kompanisë dhe me produktet / shërbimet që i ofroni. Andaj, është e rëndësishme që të:

• Dëgjoni klientët;

• Përqendroheni në kërkesat e tyre; dhe

• Bëni klientin tuaj të ndihet rehat me produktin / shërbimin. 

Kur klienti bëhet klient, atëherë fillon puna e vështirë – dhe mundësia e vërtetë.

~ Denis Gafuri 

sq