Pavarësisht formës, disa gjëra / objekte thjeshtë nuk përshtaten me mjedisin aktual, në të cilin ato gjenden. Andaj, përshtatja në fushën e shitjeve dhe jo vetëm, do të thotë zhvendosje e rrethanave. Mosefektiviteti i shitësve në fushën e shitjes nënkupton që ata duhet të ndryshojnë mënyrën e qasjes ndaj gjërave. Sipas ekspertëve të Hubspot, këto janë 12 këshillat që shitësit duhet ti ndjekin për të qenë sa më efektiv në profesionin e tyre:

  • Bëhu ndryshimi që dëshiron të jesh;
  • Ndërtojeni procesin në tërësi;
  • Keni kujdes të shtuar – empati;
  • Ndajeni me miqtë tuaj në rrjete sociale ekspertizën tuaj, për të promovuar besueshmëri;
  • Ji gjithmonë vetvetja;
  • Shpjegoni vlerësimin tuaj për procesin e shitjes, nga fillimi deri në fund, duke përfshirë pritshmëritë tuaja për atë çështje;
  • Gjatë konferencave, bashkangjituni duke e aktivizuar kamerën tuaj;
  • Gjithmonë caktojeni datën e rikontaktimit / ritakimit (edhe nëse është gjëja më e lehtë dhe e thjeshtë për tu bërë);
  • Merrni parasysh krijimin e një plani dhe veprimi të përbashkët, në një dokument të përbashkët, i cili do të iu shërbejë për të bashkëpunuar në hapat e ardhshëm, duke definuar pronësinë e hapave të ardhshëm;
  • Bëni një kontroll për të kuptuar nivelin e interesit tuaj;
  • Bëjeni të lehtë procesin për ata që duan të tërhiqen nga bashkëpunimi / dalin; dhe
  • Ndërprejeni – nëse e shihni të arsyeshme.

 

Nëse dëshironi të fitoni një tranzicion të duhur në procesin e zhvillimit tuaj profesional, duhet ti aplikoni të gjitha këto këshilla, të cilat shoqërohen me shkallë më të lartë të përqendrimit, lexim i librave, shtoni kuriozitetin tuaj, caktoni takime me njerëz të rëndësishëm dhe caktoni qëllimet tuaja, duke vendosur plane afatgjata dhe të qëndrueshme për ti arritur ato. Kështu, përmes strategjisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme, do të rritni aftësitë tuaja të shitjes dhe do të grumbulloni njohuritë e duhura për pozicionin që aspironi të merrni brenda kompanisë tuaj. Rëndësia e sinçeritetit, individualitetit dhe vërtetësisë në prezentimin e vetes tuaj dhe në raport me të tjerët është esenciale dhe e padiskutueshme. Në këtë formë, ju do të krijoni besim me kolegët dhe klientët, e në këtë formë do të promovoni një marrëdhënie më të shëndoshë me të dyja palët. Ky është një mekanizëm i mirë për të mbajtur nën kontroll gjithë procesin e shitjes.

Ndërsa, ajo që e nxit bashkëpunimin dhe llogaridhënien me palën tjetër është pikërisht plani i përbashkët i veprimit që do të ndërtoni së bashku.

 

______________________

Të gjithë ata që janë interesuar për tu aftësuar profesionalisht, duke ndjekur trajnimet tona, mund të kontaktojnë në: sales@denisgafuri.com & +383 (0) 49 893 693