Kontabilitet

Kemi të angazhuar njerëz profesional, si Kontabilistë të cilët punojnë me metoda të avancuara në harmoni me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Standardeve Vendore.
Raportimi Financiar (regjistrimi, analizimi dhe përmbledhja e të dhënave, përmes takimeve, vizitave, teknologjisë informative dhe dorëzimi i ekstrakteve hardcopy dhe raporteve) sipas kërkesave dhe nevojave të bizneseve. Përgatitja e Pasqyrave Financiare të kompanive në përputhje me kërkesat ligjore të Kontabilitetit. Bilanci i Gjendjes, Pasqyra e të ardhurave, Pasqyrat e rrjedhjes të parasë së gatshme, Pasqyra e Ndërrimeve në Ekuitet dhe Shpalosja. Vizita të vazhdueshme dhe angazhim profesional në dokumentacionin e kompani së tuaj.

Informimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave përkatëse si dhe në rast ndryshimi të çdo procedure apo ngjarje me kohën që kanë të bëjnë me ATK ligjet për (biznese individuale, Partneritete dhe Kompani me përgjegjësi të kufizuara), si dhe Ligjin e punës në Kosovë. Parimet dhe konceptet themelore që kanë të bëjnë me kontabilitetin Financiar, si dhe përdorimin e teknikave të regjistrimit të dyfishtë të kontabilitetit. Përgatitja e Pasqyrave Financiare cilësore të kuptimta përkatëse, të besueshme dhe të krahasueshme.

By | 2017-11-20T12:39:48+00:00 November 20th, 2017|Blog-Shqip|Comments Off on Kontabilitet