Gabimi më i madh i shitësve është kur nuk e dëgjojnë me kujdes klientin se çfarë ka për të thënë. Personat shitës zakonisht ndërhyjnë gjatë tregimit të problemit duke menduar se e njohin problemin që e ka konsumatori. Në shumicën e rasteve nuk ia qëllojnë se çfarë dëshiron të thotë konsumatori dhe e humbin thelbin e problemit të tij dhe të arsyes se pse ai dëshiron ta prishë marrëveshjen. Nëse nuk e kupton problemin e konsumatorit, atëherë nuk mund të japësh zgjidhje dhe kështu e qet krejt jashtë balancimit dhe nuk e respekton ankesën e tij.

Merr informata të hollësishme rreth problemit. Në të shumtën e rasteve janë probleme të natyrës teknike të cilat lehtë mund të zgjidhen. Shto pyetje të hapura për të marrë sa më tepër informata.
Komuniko me ta duke folur për zgjidhjet.
——-
Rezervo tani librin dhe përfito një byzylyk falas!!!
sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 693
en_US