Sa je i përkushtuar për ta arritur qëllimin tënd? Fokusi duhet të ketë theks të veçantë në përkushtim, jo në motivim. Në mendjen tonë ndikon përkushtimi maksimal, i cili pasohet dhe përcjellet padyshim me motivim. 

“Bëhu i varur nga një përmirësim i vazhdueshëm dhe i pafund.”Anthony J. D’Angelo

Sa është i rëndësishëm për ty, çka je i gatshëm të sakrifikosh për të arritur suksesin si për shembull: daljet me shoqëri, punë në orët e vona, shpenzimet e tepërta, kohën me familje, disiplinën, vetëpërmirësimin e vazhdueshëm…?

Është e rëndësishme të largoni mendimet negative. Ato ndikojnë në ndjenja, ndërsa ndjenjat ndikojnë në të menduarit tonë karshi punës. Vazhdimisht keni mendime të ndryshme dhe ti e ke zgjidhjen se cilat mendime do t’i kultivosh. Shumica prej mendimeve janë me frikë dhe dyshim. Nuk është lehtë ta kthesh mendjen e ta mbash nën kontroll, mirëpo PROVO. Bëje me konsistencë dhe fokusohu në vlera dhe mendime pozitive, pa marrë parasysh ndërhyrjet negative që të vijnë në mendje kohë pas kohe.

Në këtë libër do të gjesh shumë gjëra që tashmë i di, por që nuk i praktikon.

Rezervo librin tend në: sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 693 .

sq